PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tetė portierė shqiptarė, shquhen ne bote

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1618
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

MesazhTitulli: Tetė portierė shqiptarė, shquhen ne bote   Sun 08 Mar 2009, 13:02

Mes tė tjerash, Shqipėria shquhet edhe pėr portierė, tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė analet e historisė sė futbollit botėror. Dhe ata nuk janė tė paktė, plot tetė tė tillė, duke filluar nga Bujar Gogunja e deri te Foto Strakosha, Anesti Arapi e Xhevahir Kapllani.
Ka qenė renditja e botuar dje nga ana e Institutit prestigjioz tė Historisė dhe Statistikave tė Futbollit Ndėrkombėtar (IFFHS), ai qė ka konfirmuar njė gjė tė tillė. Pikėrisht nė kėtė listė tė rinovuar, ku janė klasifikuar emrat e 438 gardianėve qė e lanė tė paprekur rrjetėn e portės sė tyre pėr shumė minuta nė kampionatet e vendeve pėrkatėse, bėjnė pjesė edhe tetė portierė shqiptarė.

Shqiptari i parė qė ka shkruar emrin nė majat e larta tė kėsaj liste tė gjatė, ėshtė elbasanlliu Bujar Gogunja, i cili mbajti pėr 1037 minuta tė paprekur portėn e Labinotit (Elbasanit tė sotėm).
Gogunja, i pozicionuar i 38-ti nė listėn e IFFHS-sė, mban edhe rekordin e tė gjitha kohėrave tė pathyeshmėrisė pėr kampionatin shqiptar tė futbollit. Portieri (i lindur mė 1957-ėn), i cili pėr mė shumė se 11 vjet (1974-1985) mbrojti katėrkėndėshin e Labinotit, dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė fitimin e titullit tė parė kampion tė verdhebluve nė sezonin 1983-1984.
Ai e mbajti tė paprekur rrjetėn e portės sė tij nė 11 takime radhazi, por nė minutėn e 43-tė ndeshjes sė 12-tė, ishte Genc Tomori i Partizanit, ai qė me golin e tij ndėrpreu “tragjikisht” rekordin absolut nė Shqipėri tė Bujarit. Nė kampionatin e sezonit 1983-1984, Elbasani nė 26 ndeshje pėsoi nė total 14 gola, 15 fitore, 7 barazime, 4 humbje, 37 pikė.
(Atėherė njė fitore vlerėsohej 2 pikė). Gogunja, ish-portier dhe trajner, ka lėnė pas nė renditje Peter Ēeh tė Ēelsit, i cili pėr momentin etiketohet si njė ndėr portierėt mė tė mirė tė botės.

Njė tjetėr emėr i spikatur i portės shqiptare nė kėtė listė ėshtė edhe ai i Kujtim Shtamės (i renditur i 77-ti), portieri i Teutės, i cili nė sezonin 1993-1994 ka ruajtur paprekshmėrinė e katėrkėndėshit tė tij pėr plot 927 minuta. Shqiptari i tretė pėr nga koha mė e madhe pa pėsuar gol ėshtė Raqi Psiku (Partizani, 905 minuta, i 79-ti). Ndėr emrat e njohur tė portės shqiptare janė tre ish-portierė tė kombėtares shqiptare: Dodė Tahiri (Vllaznia, 898 minuta, i 90-ti), Qemal Vogli (Dinamo, 840 minuta, i 114-ti) dhe Foto Strakosha (Dinamo, 695 minuta, i 332-ti).
Por nė kėtė listė figurojnė edhe Anesti Arapi (Flamurtari, 827 minuta, 121-ti) dhe Xhevahir Kapllani (Teuta, 824 minuta, 127-ti). Ndėrkohė, rekordin absolut nė tė gjithė botėn e mban braziliani Matos Filho, i mbiquajtur “Mazaropi”, i cili e mbajti tė bardhė portėn e Vasko de Gamės pėr 1816 minuta.
I dyti ėshtė egjiptiani Tabet El-Batal i Nacionalit tė Kajros me 1442 minuta. Treshen e plotėson belgu Deni Verlinden i Bryzhit me 1390 minuta pa gol. Mes top 10 mė tė mirėve ėshtė edhe Van der Sar i Manēester Junajtid (1311 minuta, i 6-ti).

_________________
Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://angels.top-forum.net
 
Tetė portierė shqiptarė, shquhen ne bote
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Plisi shqiptar- Lashtėsia e kapeles bardhė-PLISIT
» Spiunėt shqiptarė tė Lobit Serb nė Kosovė
» Pėrse Enver Hoxha e kritikonte Ēe Guevarėn
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Sylejman Aliu:Pėrse Dik Marti nuk pėrmend krimet serbe mbi shqiptarėt?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: