PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ligji i Prokurorise, Sollaku: Nuk cenon pavaresine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1078
Age : 27
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

MesazhTitulli: Ligji i Prokurorise, Sollaku: Nuk cenon pavaresine   Fri 26 Dec 2008, 19:35




Tashme thjesht avokat, ish-prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku nga studio e tij ligjore ne kryeqytet jep komentet tij lidhur me draftligjin me te debatueshem ne radhet e poltikes por dhe te prokuroreve, projektligjin per prokurorine.

Njohes i mire i funksionimit te prokurorise si drejtues i tij qe nga viti 2001 deri ne 2007-en, Theodhori Sollaku vlereson se drafti final i qeverise ka mjaft ndryshime nga varianti i paraqitur disa jave dhe se ai i ka reflektuar verejtjet e misioneve nderkombetare qe asistojne prokurorine dhe Ministrine e Drejtesise.

“Presioni ndaj Prokurorit te Pergjithshem per pezullimin e tij nga detyra eshte hequr. Dhe se ligji eshte i standarteve europiane dhe nuk mund te thuash se qeveria vendos nen thundren e saj prokurorine”, u shpreh Sollaku.

Ish-prokurori i pergjithshem i shkarkuar nga kuvendi i Shqiperise me votat e maxhorances se sotme, dy here, i mbrojtur heren e pare nga ish-presidenti Moisiu qe nuk dekretoi shkarkimin dhe i shkarkuar heren e dyte pas insistimit te maxhorances, nga presidentit Topi, jep dhe nje vleresim tjeter per nenin e shumediskutuar ate te raportimit ne kuvend nga Ministri i drejtesise per Prokurorine.

Zoti Sollaku jep nje vleresim dhe per nenin 36 te ligjit ne fuqi qe eshte hequr ne draftin aktual dhe qe komentohet si heqja e imunitetit te prokurorit dhe thote se ajo qe quhet imuniteti i prokurorit eshte mbrojtja e prokurorit nga prokurori dhe qe sipas tij eshte nonsens. Kjo dispozite sipas tij nuk i jep mbrojtje te vecante prokurorit nga qytetari i thjeshte dhe se kete moment e zgjidh kodi i procedures penale.

Dhe ne fund por jo per nga rendesia ish-prokurori i Pergjithshem qe pason nje sere prokuroresh ne vend qe nga 91 te shkarkuar per arsye pothuajse politike thote nenvizon se ne Shqiperi nuk e ka fajin ligjin, por vullneti i maxhorancave politike per ta deformuar ate gjate zbatimit ose me keq akoma per ta shkelur ate dhe frika e mozbatimit te ligjit nuk duhet te kthehet ne argument kunder ligjit.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
Ligji i Prokurorise, Sollaku: Nuk cenon pavaresine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: