PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Berisha: Opozita, frike nga e kaluara

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1618
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

MesazhTitulli: Berisha: Opozita, frike nga e kaluara   Tue 23 Dec 2008, 13:42


Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashper ndaj Partise Socialiste, e cila refuzoi te votoje ligjin per dosjet te hartuar nga mazhoranca qeverisese dhe u largua nga seanca parlamentare.
Gjate fjales se tij kryeministri i ka cilesuar deputetet socialiste si “burracake” e “frikacake” qe i tremben perballjes me historine e vendit.

“Ku jane? I iken ne kete menyre historise? Burracake e frikacake! Harroni ju qe historia eshte e pameshirshme. Nuk ka ndjenja, ke vetem nje alternative, qe te perballesh me te. Ajo nuk mund te fshihet njesoj si dosjet qe mbajne shpirtra te vdekurisht. Ku jane ata? Askund tjeter nuk mund te ndodhen, pervec se ne arkiva, te futur thelle ne dosje”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka theksuar se ligji i hartuar nga pozita nuk synon hakmarrjen, sic pretendojne deputetet e opozites, por shkeputjen e vendit nga e kaluara. Duke kritikuar veprimin e se majtes, lideri i mazhorances ka theksuar se zbardhja e se shkuares eshte nje detyrim i politikes.

“Ky nuk eshte ligj per hakmarrje por per te zbardhur te shkuaren, ato krime makabre te kryera ndaj shqiptareve. Duhet te gjeni kurajon t’i denoni ato. Mendoni se i shpetoni syve te shqiptareve duke lene karriket bosh? Opozita s’mund te ike, ajo ne cdo rast duhet te qendroje mbi vlerat qe beson. Por kemi nje opozite qe ka frike nga fytyra e vete, ka tmerr nga pasqyra. Ajo do te donte te ishte e padukshme, edhe maska nuk i mjafton. Paturpesia eshte zgjedhja qe kane bere”, ka pohuar Berisha, i cili ka theksuar se ligji do te votohet sot, per te delegjitimuar sipas tij “dhunen barbare” te regjimit komunist.

“Ky ligj sot votohet sepse eshte nje detyrim i madh moral per ne. Sepse ne, njerezit e lire, vendosim t’i themi jo legjitimitetit te asaj barbarie qe pesuan shqiptaret. Ligji eshte miratuar ne te gjitha vendet ish-komuniste. Konsideroj si detyrimin me madhor te kesaj mazhorance delegjitimimin e krimeve te komunizmit. Gjithashtu, ne do ta kemi vemendjen drejt standarteve, qe jane perpunuar ne tempujt e demokracise evropiane”, ka shtuar Berisha.

_________________
Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://angels.top-forum.net
 
Berisha: Opozita, frike nga e kaluara
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishės dhe madhėshtia e cfilitur
» Flora Durmishi: Intervistė me zonjėn Liri Berisha
» Adem Berisha-Ferit Ramadani: ĒKA TĖ THEM TY ADEM BERISHA
» Laura Rushani: Berisha nderon nė Bukuresht Fan Nolin
» Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve: Leter e hapur drejtuar Kryeministrit Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: