PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Obama-McCain, gara e milionave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1078
Age : 27
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

MesazhTitulli: Obama-McCain, gara e milionave   Thu 30 Oct 2008, 16:57



Obama-McCain, gara e milionave
Fushata per zgjedhjet presidenciale ne Amerike ka mberritur ne fazen finale. Por vec gares se kush do te marre me shume vota nga populli amerikan mes dy kandidateve Obama e McCain, ka edhe nje gare tjeter, ajo e milionave te mbledhura per fushaten.

Te dhenat zyrtare nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve ne Amerike tregojne se dy kandidatet kane mbledhur miliona dollare cdo muaj per fushaten e tyre.

Deri tani shifrat tregojne se fitues i gares milionere, e madje me diference te theksuar eshte Barack Obama, i cili ka mbledhur deri ne fund te shtatorit plot 659.7 milione dollare nga 316.4 milione qe ka mundur te mbledhe rivali i tij McCain.

Fushata e Obama eshte shume me e shtrenjte nga ajo e McCain, pasi demokrati ka shpenzuar rreth 594 milione dollare, ndersa republikani vetem 282.4 milione, ose dy here me pak.

McCain ka vendosur te marre financime publike, te cilat kapin vleren 84 milione USD. Por edhe partia qe ai perfaqeson ka mbledhur nje shume te konsiderueshme parash per te mbeshtetur fushaten e tij.

Deri tani, fuqia tradicionale e Komisionit Kombetar te Republikaneve ne mbledhjen e fondeve ka qene e qarte ndaj rivaleve demokrat.

Nga ana tjeter, Barack Obama eshte kandidati i pare qe nuk merr financime publike qe nga koha kur u vu ne zbatim ky sistem ne mes te viteve 1970. Por ne muajin shtator, shtabi i tij arriti te mbledhe 153 milione USD, nje rekord i ri per nje muaj te vetem dhe mbledhja e fondeve mund te vazhdoje.

Obama ka avantazh te dukshem ne mbledhjen e fondeve ne shtetet me te urbanizuara si Nju Jork, Illinois dhe Kaliforni, ndersa John McCain merr mbeshtetje teper te forte ne Florida. Surpriza kane rezervuar edhe kategorite e kontribuesve.

Obama ka arritur te mbledhe me shume para pikerisht tek ato grupe ku republikanet prisnin te ishin me te forte, pra nga biznesi, pasurite e patundshme dhe grupet e financave.

Por ku jane shpenzuar milionat e grumbulluara ne fushate? Te dhenat tregojne se pjesen derrmuese te tyre e ka perfituar media per reklama, vecanerisht televizioni ku eshte perqendruar dhe beteja kryesore mes dy kandidateve.

Zerat e tjera kane qene faqe interneti e broshura ku jepet mesazhi i kandidatit dhe shpenzimet administrative, te cilat perfshijne, zyrat, parate dhe udhetimet.

Ndersa nje pjese e parave eshte riinvestuar ne aktivitete per mbledhjen e fondeve te tilla, si takime direkte dhe telefonanta me mbeshtetesit per te krijuar me shume donacione.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
Obama-McCain, gara e milionave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obama, fituesi i zgjedhjeve tė 6 nėntorit
» Basha i pėrgjigjet Letrės sė Kadaresė: Pse nuk tėrhiqem dot nga gara.
» Traditat tona: Gara e bakllavasė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: