PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qytetarėt indiferentė ndaj zgjedhjeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1618
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

MesazhTitulli: Qytetarėt indiferentė ndaj zgjedhjeve   Sat 04 Oct 2008, 12:54


Tranzicioni i gjatė nė tė cilin po kalon vendi dhe klasa politike tejet problematike ka distancuar qytetarėt nga kutitė e votimit. Mė shumė se 50% e shqiptarėve qė figurojnė nė listat e votimit nuk preferojnė tė votojnė.

Analiza e shifrave tė pjesėmarrjes nė zgjedhje qė prej procesit tė vitit 2001 tregon se shqiptarėt po kthehen nė indiferentė tė vazhdueshėm.

Sfida e parlamentareve tė vitit 2009 mund tė tentojė thyerjen e akujve dhe tėrheqjen e elektoratit “gri” drejt procesit tė votimit. Sipas tė dhėnave qė disponohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se pjesėmarrja e qytetarėve nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 ka qenė nė masėn 58.40%.

Nė kėto zgjedhje rezultoi fituese e majta qė kryesohej nga Partia Socialiste. Dy vite mė vonė do tė mbaheshin zgjedhjet pėr pushtetin lokal tė vitit 2003.

Rezulton qė nė kėto zgjedhje tė kenė qenė nė lista nė total 2703608 zgjedhės, nga tė cilėt morėn pjesė nė procesin e votimit nė total 52% e tyre.

Pjesa tjetėr preferoi tė mos ju drejtohej kutive tė votimit pėr tė shprehur vullnetin e tyre. Edhe nė kėto zgjedhje do tė dilte fituese Partia Socialiste dhe koalicioni i saj qė kishte edhe qeverisjen qendrore.

Nė 3 korrik tė vitit 2005, nė listat e zgjedhėsve ishin tė regjistruar 2850821 zgjedhės. Sipas tė dhėnave tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, pjesėmarrja nė votim ishte nė masėn 49.23%.

Nga totali, 1367347 vota ishin tė vlefshme nė pėrfundim tė votimit nė rang vendi. Nga analiza e shifrave tė kėtyre zgjedhjeve rezultoi fituese Partia Demokratike dhe aleatėt e saj.

Ata rimorėn pushtetin pasi ishin larguar nė vitin 1997, pas situatės sė krijuar nė vend. Nė muajin shkurt tė vitit 2007 u mbajtėn zgjedhjet e pėrgjithshme pėr pushtetin lokal.

Tabela e rezultateve, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numėron 2929293 zgjedhės nė listat e votimit. Sipas rezultateve, kanė marrė pjesė nė procesin e votimit 46.37% tė tė regjistruarve nė lista.

Pėrkthyer ndryshe kjo pėrqindje do ishte 1358186 zgjedhės. Pas votimeve pėr pushtetin vendor janė zhvilluar nė total tre procese zgjedhore tė pjesshme.

30 mijė zgjedhėsit e zonės 26 tė Shijakut u drejtuan nė votime nė mars tė vitit 2007, pas heqjes dorė nga mandati tė Sokol Olldashit qė garoi pėr Bashkinė e Tiranės. Pjesėmarrja nė kėto votime ishte nė masėn 36.8%, njė masė tejet e vogėl, por qė erdhi edhe si pasojė e tėrheqjes sė opozitės nga procesi nė orėt e paradites.

Mandatin e deputetit e mori kandidati i Partisė Demokratike, Osman Metalla. Nė muajin qershor tė vitit tė shkuar u mbajtėn zgjedhje nė zonėn 86 tė Pogradecit, pas ndarjes nga jeta tė deputetit Besnik Jacelli.

Sipas tė dhėnave zyrtare, pjesėmarrja nė zgjedhje shkoi nė masėn 53.74% dhe fitues doli kandidati i demokratėve, Eris Hoxha. Nė shtator tė vitit 2007, deputeti Bamir Topi kishte hequr dorė nga mandati pėr t’u bėrė President, ndaj u zhvilluan zgjedhje.

Aty u shėnua niveli mė i ulėt i pjesėmarrjes prej 30%, duke treguar njė rekord gjatė viteve tė fundit.

_________________
Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://angels.top-forum.net
 
Qytetarėt indiferentė ndaj zgjedhjeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhesika Vula:Tradhtia e shqiprisė ndaj kosoves u vune ne sherbim te jugosllaveve
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» AKTET GJENOCIDALE Prof.Dr.Sabile Ēekmezi-Basha:TĖ UDB-SĖ NDAJ TĖ BURGOSURVE POLITIKĖ Shqiptarė
» Vasil Premēi: Magjia e pjergullės sė rrushit...
» Epoka e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: