PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rikthehet “General Electric”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1618
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

MesazhTitulli: Rikthehet “General Electric”   Tue 23 Sep 2008, 01:18


Kontraditat e forta mes Tiranes zyrtare dhe gjigandit amerikan “General Electric”, te cilat nisen pas anulimit nga qeveria aktuale te te ashtuquajturit projekt i trenit elektrik, kane hyre ne nje faze me te zbutur.

Burime te sigurta bejne te ditur per Top Channel se shoqeria amerikane, qe eshte dhe kompania e 6-te me e madhe ne bote per nga madhesia e kapitalit, po tenton te ritkhehet serish ne Shqiperi, ku i ka shprehur zyrtarisht qeverise shqiptare interesin per te investuar ne dy fusha kryesore, ate te energjise dhe te porteve.

Ndonese nuk ka ende nje projekt konkret, burimet e mesiperme bejne te ditur se jane ne proces negociatat te perqendruara kryesisht ne keto dy fusha. “General Electric” po ristrukturon filialet e saj ne Evropen qendrore dhe ate juglindore dhe ne planet e saj perfshihet edhe hapja e nje zyre ne Tirane.

Por te gjitha keto ndodhin ne nje kohe kur Tirana zyrtare dhe gjigandi amerikan kane nje proces te hapur ne gjykaten e arbitrazhit pikerisht per shkak te anulimit te njeanshem te kontrates per trenin elektrik, projekt i miratuar ne ate kohe nga qeveria Nano dhe qe kishte nje vlere investimi prej afro 70 milione euro.

Amerikanet kane fituar shkallen e pare, ku gjykata e ka penalizuar qeverine shqiptare me 10 milione euro gjobe. Por ky vendim nuk eshte pranuar nga qeveria shqiptare dhe tashme ceshtja ndodhet ne apel.

Por rikthimi i negociatave duket se ka shtuar optimizmin tek qeveria shqiptare, e cila tashme shpreson qe t’i jape fund konflitkit permes nje zgjidhjeje mirekuptimi me gjigandin amerikan.

Burimet e mesiperme bejne te ditur se edhe qendrimi i amerikaneve tashme duket me i zbutur ndaj Tiranes, cka shton edhe me shume shanset per nje konsensus, ku Tirana do te shpetonte gjoben 10 milione euro, ndersa amerikanet do te siguronin hyrjen ne tregun shqiptar.

_________________
Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://angels.top-forum.net
 
Rikthehet “General Electric”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: