PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kryhet autopsia mbi trupin e Trebickės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1618
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

MesazhTitulli: Kryhet autopsia mbi trupin e Trebickės   Sat 13 Sep 2008, 12:14


Perfundon autopsia e trupit te pajete tė biznesmenit Kosta Trebicka. 30 ekspertet te policisė dhe Prokurorisė morėn pjesė nė procesin e autopsisė sė Trebickės, dėshmitarėt kyc pėr hetimet per trafikun e armeve.

Sipas Top News, nga autopsia kanė lindur dyshime pėr disa shenja nė kokė dhe nė nofull.

Policia mori si provė materiale celularin dhe celesin e hotelit ku qendroi Trebicka.

Mbi trupin e tij do tė kryhet edhe njė tjetėr ekspertizė, ndėrkohė qė nė vendin e ngjarjes ėshtė rinisur grupi hetimor i Policisė pėr tė bėrė matjet.

1.Polici: Ja si gjeta trupin e Kosta Trebickes
Nje polic i komunes se Voskopojes ka qene nder te paret qe ka mberritur ne vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pa jete te Kosta Trebickes. Ai tregon ne nje interviste per Top Channel vendin dhe si e ka gjetur trupin e biznesmenit.

“Me telefonoi nje punetor qe punonte pas rruges dhe me tha se eshte nje njeri i rrahur dhe nje makine e rrokullisur. Une vajta i pari dhe me pas erdhen forcat e tjera te policise. Viktima kishte ardhur nga Lekasi dhe momenti kur me telefonuan ishte ora 14. Ne makine nuk kishte asnjeri tjeter dhe trupi ishte i vdekur. Ai dukej qe ishte aksidentuar. Makina e kishte zene poshte dhe e kishte goditur ne nofull”, rrefehet polici.
2.Nje telefonate misterioze ka bere qe deshmitari kyc i dojes se trafikut te municioneve, Kosta Trebicka, te shkeputej nga gjuetia dhe te nisej me shpejtesisi ne Tirane.

Shuhet nė rrethana misterioze Kosta Trebicka, dėshmitari kyē i dosjes sė trafikut tė municioneve. Shqiptaro-amerikani 53-vjeēar, qė denoncoi aferėn milionadollarėshe tė shitjes sė fishekėve kinezė pėr Afganistanin, ėshtė gjetur i pajetė nė njė rrugė rurale midis fshatit Lekas dhe Voskopojė, nė Rrethin e Korēės

Nje mik i tij tha dje pėr gazetėn “Shqip” se njė telefonatė misterioze e shkėputi Kostėn nga gjuetia, qė e kishte pasion, dhe e detyroi tė nisej me tė shpejtė pėr nė Tiranė.

Askush nuk e di ēfarė ndodhi nė atė fushė tė verdhė, kur makina e kuqe e Kostės u rrokullis nė mėnyrė tė pakuptimtė, duke i marrė jetėn. “Nuk mund tė aksidentohej Kosta nė atė rrugė tė rrafshėt. Ai ka bredhur maleve nė shi e nė borė dhe nuk ka pėsuar kurrė asnjė aksident. Nuk ishte i tillė shofer qė tė mund tė humbiste kontrollin atje, nė mes tė fushės...”, thotė miku i Kosta Trebickės.


Ngjarja

Njė punonjės i mirėmbajtjes sė rrugėve komunale ishte njeriu i parė qė pa trupin e pajetė tė Kosta Trebickės tė shtrirė nė njė rrugė, mes njė fushe tė madhe me bar tė thatė, rreth 3 kilometra larg fshatit Lekas.

Pas tij, nė vendngjarje u mblodhėn edhe shumė banorė tė tjerė tė fshatit mė tė afėrt.

Nė orėn 14:00, policia mori tri telefonata nga zona, qė njoftonin tė njėjtėn ngjarje: Njė person rreth 50 vjeē ndodhet i vdekur nė mes tė rrugės, ndėrsa njė makinė ndodhet disa dhjetėra metra larg tij, ende e ndezur.

Shumė shpejt, nga dokumentet qė u gjetėn nė trupin e viktimės, u konfirmua se ai ishte Kosta Trebicka, njė person shumė i njohur nė Shqipėri qė nga pranvera e kėtij viti.

Ata qė shkuan tė parėt nė vendngjarje, sikundėr edhe ekspertėt e policisė, thanė menjėherė se bėhej fjalė pėr njė aksident automobilistik.

Sipas tyre, makina me tė cilėn udhėtonte Kosta Trebicka, njė fuoristradė “Nisan Patrol”, kabriolet, nė ngjyrė tė kuqe, ka dalė nga rruga dhe ėshtė rrokullisur.

53-vjeēari mendohet tė ketė tentuar tė hidhej nga makina, por ėshtė goditur rėndė gjatė rrokullisjes dhe ka mbetur i vdekur nė vend.

Ndėrkohė, makina ka vijuar rrokullisjet nėpėr fushė dhe ka qėndruar disa dhjetėra metra mė tutje nė pozicionin e saj fillestar, ende me motor tė ndezur.

Askush nuk e ka parė se si ndodhi qė Trebicka humbi kontrollin e mjetit, nė atė rrugė qė shkonte pėrmes fushės dhe qė ai e kishte bėrė dhjetėra herė mė parė.


Policia

Grupi i parė i policėve qė ishin nisur nga Korēa arriti nė vendngjarje rreth orės 15:20. Puna e parė qė u bė ishte rrethimi i vendit dhe mbajtja sa mė larg e gazetarėve.

Pas pak minutash, rreth orės 15:40, nė vend mbėrritėn me helikopterė dy grupe ekspertėsh nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit dhe nga Prokuroria e Pėrgjithshme.

Mes tė mbėrriturve nga Tirana ishte zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Agron Kuliēaj, si dhe prokurori Sokol Stojani, i cili ka nė dorė dosjen e trafikut tė fishekėve, pėr tė cilėn ka dėshmuar Trebicka.


Familjarėt

Bashkėshortja e Kosta Trebickės, Brunela, ėshtė njoftuar pak minuta pas ngjarjes dhe ka udhėtuar drejt Korēės sė bashku me disa tė afėrm tė tjerė.

Vetė Brunela nuk ka qenė nė gjendje tė komunikojė me mediat dje, ndėrsa njė i afėrm i familjes, me emrin Qamil, ka deklaruar se kanė pak informacione pėr rrethanat e ngjarjes.

Ndėrkohė, njė nga miqtė e ngushtė tė Kosta Trebickės tha dje pėr gazetėn “Shqip” se i ndjeri ishte nisur para dy ditėsh pėr gjah nė pyjet e Leskovikut, ku e prisnin disa tė njohur.

“Ai do tė qėndronte disa ditė atje, por e kanė marrė nė telefon, nuk dihet se kush, dhe i kanė thėnė tė kthehet nė Tiranė. Ai ėshtė nisur menjėherė dhe rrugės ka ndodhur ajo qė ka ndodhur”, tha miku i Trebickės, i cili nuk donte tė identifikohej.

_________________
Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://angels.top-forum.net
 
Kryhet autopsia mbi trupin e Trebickės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: