PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje SMS per te parkuar makinen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
avatar

Male Numri i postimeve : 168
Age : 26
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

MesazhTitulli: Nje SMS per te parkuar makinen   Wed 03 Sep 2008, 22:08

Te parkosh nuk do te jete me nje mision i pamundur. Mjafton qe te keni nje numer celulari te njeres prej kompanive te telefonise se levizshme dhe… parkimi u sigurua! Drejtori i Transportit ne Bashkine e Tiranes, Enton Punavia, tregon se si do te funksionoje parkimi ne nje te ardhme, ende te pacaktuar, por me siguri jo te larget. Keshilli Bashkiak mesohet te kete miratuar tashme sistemin e mbledhjes se tarifes se parkimit nepermjet telefonit celular dhe kartave gervishtese. “Jemi ne pritje te udhezimeve dhe po definojme vendet se ku do te behen keto parkime”, - shprehet Punavia.

Ai eshte mjaft optimist per menyren e funksionimit te ketij lloj parkimi modern dhe tregon se gjithcka eshte thjesht ceshtje kohe.

Menyra se si do te funksionoje parkimi nepermjet telefonit, i cili, ne fakt, synon mbledhjen e takses se parkimit nepermjet tij, eshte percaktuar qarte. “Aty ku eshte miratuar vendparkimi, do te vihet nje tabele sinjalizimi, qe tregon kodin e zones ne te cilin je dhe numrin e vendit”, shprehet drejtori i Transportit ne Bashkine e Tiranes, Enton Punavia. Sipas tij, kur drejtuesi i automjetit paraqitet tek vendparkimi ne fjale, shenon kodin ne telefon dhe pastaj ketij kodi i nis targen e vet me mesazh (SMS). “Automatikisht drejtuesi i automjetit merr konfirmimin, qe e ka kryer pagesen per te parkuar sa ore qe ai deshiron”, - tregon Punavia. Me pas jane disa inspektore, qe me ane te nje kompjuteri dore, kontrollojne targat. Kompjuteri eshte i lidhur me serverin, qe konfirmon se pagesa eshte kryer. Pas kesaj, (kur vertetohet nga inspektoret qe klienti e ka bere pagesen), parkimi kryhet, kundrejt tarifave te miratuara nga Keshilli Bashkiak.

Per te gjithe ata qe e kane derguar tashme mesazhin, sistemi i servereve ben llogarite menjehere dhe mban automatikisht parate nga llogaria e telefonit. Por si duhet te veprojne ata drejtues automjetesh, te cilet nuk kane nje telefon celular? “Projekti parashikon edhe se si duhet te veprojne ata qe nuk e kane nje numer celulari. Te gjitha kioskat do te jene te pajisura me karta gervishtese, ne te cilat eshte shenuar vendi, data, muaji dhe ora”, - thote drejtori i Transportit ne Bashkine e Tiranes, Punavia. Sipas tij, karten e posacme drejtuesit e automjetit duhet ta vendosin ne xhamin e perparme te makines dhe me pas te bejne pagesen prane pikave te percaktuara. Parkingjet do te kene pagesa te ndryshme per orare te ndryshme.

Gjobe, nese ikni pa paguar me celular

Strategjia parashikon edhe sanksione per rastet kur drejtuesit e automjeteve do te tentojne te ikin pa paguar tarifen e miratuar nga Keshilli Bashkiak. Keshtu, sipas drejtorit te Puneve Publike dhe Transportit ne Bashkine e Tiranes, Enton Punavia, nese shoferet do te tentojne t’ia “mbathin” pa paguar per sherbimin qe kane perfituar, punonjesit e terrenit do t’i gjobisin ata per kundervajtje. Nje numer i madh punonjesish do te merren me monitorimin e situates. Ne kete qender, qe do te monitoroje te gjithe parkingjet, parashikohet te punesohen rreth 170 persona. Ndersa parate qe do te mblidhen nga kjo menyre e re e parkingjeve publike do te shkojne per permiresimin e infrastruktures rrugore. Specialistet shpjegojne, se me kete menyre do te zgjidhet pothuaj teresisht edhe problemi i pageses ne parkingjet publike te kryeqytetit. Aktualisht, parkimi eshte kthyer ne nje stres te vertete. Drejtuesit e automjeteve ankohen se per te gjetur nje vend bosh ne zonat e para dhe te dyta (A dhe B) eshte e pamundur. Ata tregojne se ka raste kur vertiten me shume se nje ore ne keto rruge me shpresen se do te lirohet nje vend. Kohet e fundit, qe ka nisur “fushata” per parkimet e gabuara, situata eshte renduar akoma me shume. Nese me pare behej ndonje “shkelje”, duke kryer parkime te dyfishta, ne trotuare apo prane stacioneve te autobuseve, tashme drejtuesit e automjeteve kane frike nga bllokuesit Clamps, gjoba per te cilet shkon deri ne 3 mije leke
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Nje SMS per te parkuar makinen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Argetohuni ne Angel-online ::..ஜ :: Kuriozitete-
Kėrce tek: