PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 liqeni pogredecit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
durrsaku001
moderator
moderator
avatar

Male Numri i postimeve : 1009
Age : 34
Vendbanimi : parma,itali
hobi juaj : futbolli
Registration date : 23/08/2008

MesazhTitulli: liqeni pogredecit   Thu 28 Aug 2008, 00:39

Liqeni i Ohrit ėshtė njė nga liqenet mė tė mėdha nė Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si njė nga liqenet mė tė vjetra nė botė. Ai gjendet nė njė lartėsi mbidetare prej 695 metrash dhe ka njė sipėrfaqe prej 349 km². Pika mė e thellė e liqenit ėshtė 289 metra. Pjesa mė e madhe e liqenit i takon Maqedonisė, kurse pjesa tjetėr i takon Shqipėrisė. Nė bregun e liqenit shtrihen tre qytete tė mėdha: Ohri dhe Struga nė Maqedoni si dhe Pogradeci nė Shqipėri.

Liqeni i Ohrit nuk ka njė burim tė veēantė. Ai furnizohet me ujė nga burimet e shumta pėrreth. Njė nga burimet mė tė mėdha gjendet pranė kufirit shqiptaro-maqedon pranė kishės sė Shėn Naumit nė Maqedoni. Aty buron uji qė vjen nga liqeni i Prespės, niveli i tė cilit ėshtė 200 metra mė i lartė se ai i liqenit tė Ohrit. Nė anėn e Shqipėrisė gjendet gjithashtu njė burim i madh nė parkun e Drilonit pranė fshatit Tushemishtė. Uji largohet nga liqeni nėpėrmjet tė lumit Drini i Zi, i cili buron nė mes tė qytetit tė Strugės.
Liqeni i Ohrit llogaritet si njė nga liqenet mė tė vjetra nė mbarė botėn. Mosha e tij llogaritet tė jetė 2 deri mė 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga njė shembje e tokės. Kėtė e vėrtetojnė aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e njė mali prej 100 metrash nėn nivelin e liqenit.
Liqeni i Ohrit ėshtė shtėpia e shumė kafshėve endemike, tė cilat vijnė vetėm nė ujėrat e tij. Nė liqen rriten 40 specie tė rralla, ndėr mė tė njohurat dhe ekonomikisht mė tė rėndėsishmet ėshtė peshku i pastėr i llojit Salmo letnica.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
babydoll
moderator
moderator
avatar

Female Numri i postimeve : 1264
Age : 32
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Re: liqeni pogredecit   Thu 15 Jan 2009, 11:56

Eshte e vertet kjo qe thua durrsaku.
edhe pse skam vajtur ta vizitoj akoma
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
liqeni pogredecit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Deti, liqeni, pushimet...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Shkencat sociale ::..ஜ :: Gjeologji & Gjeografi-
Kėrce tek: